Trion Invest është një kompani e themeluar nga “Winaks” për ndërtimin e objekteve afariste dhe banesore me një synim të vetëm që është cilësia superiore!
“VERDE RESIDENCE” është projekti më unik në vend, i cili është emëruar sipas ngjyrës së gjelbërt
“Verde” në italisht, për shkak të simbolizimit të hapësirave gjelbëruese që është një ndër pikat kyqe të objektit. Në “VERDE RESIDENCE” është paraparë një oborr prej 5000m2 hapësirë gjelbëruese për banorët e rezidencës. Gjithashtu edhe fasada e objektit është fasadë ventiluese me ngjyrë të gjelbërt (verde) dhe ngjyrë të gurit që simbolizon natyrën.
“VERDE RESIDENCE” është një prej ndërtimeve më moderne, e vendosur në qendrën e qytetit të Prizrenit, saktësisht afër parkut të qytetit. Ndërtimi ndërthur natyrën me arkitekturën bashkëkohore dhe ofron një kontrast të veçantë me kaosin e qytetit. Për të siguruar cilësinë dhe standardet e nivelit më të lartë, kemi nënshkruar marrëveshje me brende botërore si SHINDLER, GEBERIT, VAILLANT dhe ALUPLAST. Dritaret Aluplast, do të jenë me ngjyrë DB703 në të dyja anët, jashtë dhe brenda për një ndjenjë më luksoze dhe moderne në rezidencat tona. Përveçse përmirësojnë estetikën e ndërtimeve, ofrojnë gjithashtu izolim të mirë termik dhe akustik për ambientet e banesave duke përdorur xham 44mm sipas standardeve gjermane. Rezidencat posedojne sistemet inverter për klimatizim A+++ të cilat sigurojnë efikasitet energjitik, duke përmirësuar jetesën dhe ulur shpenzimet e energjisë.
Në të njëjtën kohë, “VERDE RESIDENCE” ofron një gamë të gjerë të shërbimeve për të plotësuar nevojat e banorëve. Me 240 depo të disponueshme me 100 parkingje të jashtme dhe 250 parkingje nëntokësore, duke siguruar hapësirë shtesë dhe zgjidhje të përshtatshme për makinat. Mirëmbajtja e kompleksit për2 vite është pa pagesë për banorët, për të siguruar një mbështetje të qëndrueshme dhe mirëmbajtje adekuate të objektit.
Simbolet: Gjelbërim | Izolim | Siguri 24/7 | Fasadë Ventiluese | Materiale Kualitative

Parku i qytetit

100m

Qendra Tregtare

600m

Gjithçka

QË KËRKONI NË NJË
VEND!